Në protestën e djeshme të qindra qytetarëve dhe aktivistëve, ku kërkohej drejtësi për vr asjen e Klodian Rashës nga një efektiv p olicie, ka marrë pjesë edhe djali i ish-kryeministrit shqiptar, Aleksandër Meksi.
Redon Meksi ka dalë së bashku me vajzën e tij 5-vjeçare të pr otestojë në mënyrë qytetare, duke kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.
Meksi deklaroi se dy efektivë po licie i kanë kërkuar të largohet, por shton se ai ka qëndruar me vajzën dhe të shoqen, ndërkohë që kishte vendosur edhe maskë.
Ai shprehet se e ka mësuar të bijën me protesta që në moshë të vogël, duke treguar se e ka bërë atë pjesë të protestës së studentëve.
“Kam marrë vajzën 5-vjeçe dhe kam vënë edhe maskën për të shmangur po licinë. Dy efektivë po licie më kërkuan të largohesha nga aty. E pyeta pse nuk lejohet. Jam unë vajza ime dhe ime shoqe. Ma thuaj se unë iki dhe largohem. Më kërcënuan, më thanë se do më shoqërojnë, – tregon ai për Abc news. – Unë isha në të drejtën time. Ata flisnin në celularë. I thoshin që ky nuk do të largohet, çfarë të bëjmë. Më thonin do të shoqërojmë, do të vijë shefi tani vetë këtu. Në fund u largova vetë se edhe vajza u mërzit. Vajza ka qenë edhe te protesta e studentëve”, u shpreh Meksi.
Ai deklaroi se qëllimi është dorëheqja apo shkarkimi i ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, duke e konsideruar këtë një fitore për qytetarët shqiptarë.
“Qëllimi për mua është të japë dorëheqjen ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj. Kjo do të ishte një fitore e qytetarëve shqiptarë. Ata që ankoheshin për vr asjen në Amerikë sot qajnë një pemë të rrëzuar. Qëllimi i protestës ky është, që ministri të shkarkohet. Njerëzit nuk kanë më besim. Ngritja dhe arritja e qëllimit me protesta do i çonte njerëzve të kërkojnë të drejtën e tyre më shumë. Sa herë ka pasur dhunë nga policia, Lleshaj ka dalë për t’i mbrojtur me zell. Ai është një person që shkel ligjin”, – shtoi ai.