Pas protestave të dh unshme te Kryeministria, pr otestuesit pas rreth një ore janë larguar prej aty, duke u zhvendosur para ministrisë së Brendshme. Disa kanë vijuar protestën në sheshin “Skënderbej”, ku edhe aty kanë dëmtuar pemën e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri, duke i vënë fl akën.
Një pjesë e protestuesve të cilët janë rikthyer sërish te Ministria e Brendshme, kanë nisur të thyejnë çdo xham dhe objekt tjetër rreth saj.
Disa prej tyre hapin një nga dritaret e ministrisë, teksa i vunë flakën jërës prej perdeve të zyrës ku qëndron ministri Sandër Lleshaj.
Po licia përdori gaz lotsjellës për të shpërndare turmën e protestuesve.
Disa pr otestues para se të mbërrinin te ministria e Rendit kanë qëlluar makinat e po licisë, duke i thyer xhamat dy prej tyre.
Ato kanë qenë të parkuar në Bulevard.
Po licët kanë larguar me shpejtësi dy prej tyre, ndërsa një makinë tjetër është sulmuar më shumë pasi në atë momente brenda nuk kishte asnjë po lic. Disa protestues kanë ndërhyrë, duke e ndalur sulmin ndaj makinave dhe kanë lejuar po licin që ta largohet.
Ndërkohë, pas përplasjeve të ministria e Brendshme, policia ka përdorur sërish gaz lotsjellën.
Më pas protestuesit janë larguar nga ministria e Brendshme dhe kanë su lmuar edhe godinën e Bashkisë së Tiranës. Më tej ata i janë drejtuar godinës së drejtorisë së Po licisë së Tiranës./NOA.al