Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe me emtrin artistik “Stresi” ishte sot në mes të protestuesve, të cilët kërkuan dorëheqjen e ministrit Lledhaj.
Ai është shprehur se e organizoi ai tubimin, madje ka krijuar protestën më të madhe që ka parë ndonjëherë populli shqiptar.
Fillimisht u raportua se ai i ishte pl agosur, por së fundmi u shfaq në një video jo i lënduar, ku tha se ai është Azem Hajdari i dytë.
“Unë e kam organizuar këtë pr otestë. Hajde më vr isni mua si Klodianin, ndyrësirat e m*tit. A doni të më vri sni mua? Keni për të vr arë gjithë këta Klodianët. Nesër do të arr estohem, do jem krenar që do shkoj në qelitë e paraburgimit. Për çfarë? Se s’ka drejtësi për një vëlla tonin. Asnjë nuk do të dorëzohet.
“Nuk është miting pleqsh, është miting çunash, është miting populli, është miting të rinjsh. E kemi zemrën hekur. Këtu na keni”, tha Stresi.
“Jeni mësuar ju, unë jam Azem Hajdari i dytë, unë sot organizoj protestën më të madhe që ka parë ndonjëherë populli shqiptar”, – u shpreh këngëtari, pak orë pasi ishte në protestë, por u pretendua, se ishte lënduar dhe u largua prej saj.
Kujtojmë se protesta ishte e dhu nshme, me hedhje të sendeve të forta drejt godinave të kryeministrisë, ministrisë së Brendshme dhe Bashkisë së Tiranës.
Protesta ka vijuar më pas te godina e Drejtorisë së Po licisë së Shtetit. /NOA.al