Loading...

Basha, nga Vlora: ‘Po të kishte pasur një fije dhembshuri kryeministri, duhet ta kishte shkarkuar Sandër Lleshajn’

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nga Vlora ku ishte pasditen e sotme, bëri përgjegjës Edi Ramën dhe Sandër Lleshajn për vrasjen e të riut Klodian Rasha dy netë më parë.

Gjatë një takimi me të rinjtë në qytetin bregdetar, kreu i opozitës foli për ngjarjen e rënde të vrasjes nga policia të të riut Klodian Rasha, e cila nxiti protesta të dh unshme në Tiranë.

“Dje ishte dita e rinisë, edhe në kushte të vështirë është një ditë të cilën ne duhet ta nderojmë edhe ta kujtojmë me një gëzim në shpirt se në fund të fundit se na kujton që ishte rinia ishte ajo që edhe në ditët më të errëta të kombit tonë, solli ndryshimin solli shpresën, solli dritën por edhe e djeshmja u godit rëndë nga një ngjarje e tmerrshme, nga vr asja e Klodian Rashës, 25 vjeçar”.

“Një brutalitet dhe përgjegjësit nuk janë thjesht ata që shkelën këmbëzën e armës mbi një të ri të pafajshëm, 20 metra nga dera e shtëpisë, por ata që kanë injektuar brutalitetin dhe ashpërsinë në çdo hallkë të qeverisjes”, tha Basha.

Basha tha se kjo qeverisje po të kishte dinjitet do të ishte shkarkuar ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dhe kreu i policisë, Ardi Veliu.

“Kryeqeveritari, vartësi i tij që po të kishte pasur një fije dinjitet do të kishte dhënë dorëheqjen, apo po të kishte pasur një fije dhembshuri kryeministri, duhet ta kishte shkarkuar atë edhe drejtorin e përgjithshëm të policisë, por nuk ka mundësi ta bëjë këtë, sepse frymëzuesi i këtij brutaliteti, kësaj arrogance, kësaj shpërfilljeje për dinjitetin, për jetën njerëzore, për jetën e të rinjve është vetë ai. E keqja ka shkuar në palcë ndaj duhet shkulur me rrënjë”, tha Basha, në reagimin e tij./NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com