Loading...

Ditë të vështira në familjen e ish-zv.kryeministres socialiste

Ish-zv.kryeministrja Senida Mesi është drejt shërimit nga Covid-19. Por ajo thotë se bashkë me familjarët kaloi ditë të vështira, ndërsa pas dy javësh në karantinë, mjekët i kanë thënë se e ka kaluar pikën kritike.

Megjithatë, deputetja e PS-së së qarkut “Shkodër”, shtoi megjithatë se, “kemi shumë punë përpara deri në rikuperimin e plotë.

“Miq, ju falenderoj për kujdesin e treguar ndaj meje dhe familjes sime. Sot jemi në javën e dytë të karantimit dhe trajtimit që nga marrja e përgjigjes pozitive të tamponit COVID-19”.

“Në pamundësi tju kthej përgjigje të gjithëve një e nga një, më lejoni tju them që kanë qenë ditë të vështira në familjen tonë, por besoj se tashmë mjekët mendojnë se e kemi kaluar pikën kritike. Kemi shumë punë përpara deri në rikuperimin e plotë, por me pak vullnet, kujdesin e mjekëve dhe besimin në Zot, do ja dalim shëndosh e mirë edhe kësaj sfide”.

“Ju falenderoj të gjithëve që na jeni gjendur pranë mua dhe Artanit”, – tha Senida Mesi, përmes një postimi në profilin e saj Facebook./NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com