Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ka reaguar për herë të parë pas vr asjes së Klodian Rashës, i riu i cili u qëllua nga po licia mesnatën e djeshme, pasi kishte thyer orën po licore.
Në një status në Facebook, Lleshaj thotë se bëhet fjalë për një ngjarje tra gjike, për të cilën autoritetet ligjore duhet ta përmbyllin sa më shpejt në shërbim të së vërtetës.
Postimi i Lleshajt
E VËRTETA ËSHTË NGUSHËLLIMI MË I MADH
Ka shumë arsye se përse e ndjej fort se çfarë do të thotë humbja e Klodian Rashës për prindërit dhe familjarët e tij. Në këto çaste të hidhërimit të madh, u shpreh atyre ngushëllimet e mia më të thella për këtë humbje t ragjike.
Në të njëjtën kohë, shpreh besimin tim të plotë se organet ligjore përgjegjëse do të finalizojnë shpejt, saktë, drejt dhe jashtë çdo ndikimi hetimet për vrasjen e Klodian Rashës.
Kjo ngjarje ka prekur shumë njerëz, të afërm të v iktimës, qytetarë të zakonshëm, pjesëtarët e Policisë së Shtetit dhe gjithë të tjerët.
Sot të gjithë kanë nevojë për qartësimin e plotë dhe shterues të rrethanave që sollën këtë ngjarje tr agjike dhe autoritetet përgjegjëse ligjore duhet të përmbyllin sa më shpejt detyrën e tyre në shërbim të së vërtetës dhe të drejtësisë.