[sgmb id=”1″]
Kundërshton dhe kanos me thikë punonjësit e policisë bashkiake, por kapet ne kohe nga policia.
Policia e Tiranës bën me dije se ka arrestuar shtetasin Arben Lleshi, 34 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar disa herë më parë, për vepra të ndryshme penale.
“Ky shtetas në rrugën “Komuna e Parisit”, për shkak të detyrës, ka kundërshtuar dhe kanosur me thikë, punonjësit e policisë bashkiake”- njofton policia.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë bashkiake” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”, parashikuar nga nenet 236 e 238 të Kodit Penal.