Loading...

Ambasada e SHBA-se jep mesazhin e rëndësishëm për Shqipërinë

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka përcjellë një mesazh të rëndësishëm në 30 vjetorin e lëvizjes studentore të dhjetorit. Në rrjetet sociale shkruhet se, Shtetet e Bashkuara do t’a mbështesin gjithnjë popullin shqiptar në këtë udhëtim.

“Urojmë të gjithë shqiptarët teksa festojnë Ditën Kombëtare të Rinisë, e cila këtë vit shënon 30 vjetorin e lëvizjes studentore që solli rrëzimin e komunizmit më 8 dhjetor, 1990. Sot është një ditë për të nderuar studentët e guximshëm, të cilët protestuan kundër diktaturës dhe sollën demokracinë e lirinë në Shqipëri, si dhe për të vlerësuar përparimin që është bërë në këta 30 vjet nga Shqipëria, tashmë një anëtare e plotë e NATO-s dhe drejt rrugës së Bashkimit Europian.
Është gjithashtu edhe një ditë për t’u siguruar që sakrificat që ata studentë bënë nuk do të harrohen, dhe për të nderuar ata që ende kontribuojnë për një Shqipëri më të mirë. Shtetet e Bashkuara do t’a mbështesin gjithnjë populin shqiptar në këtë udhëtim”, shkruan Ambasada Amerikane. #KrahPerKrah

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com