Loading...

Topalli e thotë hapur: Basha nuk do të jetë kurrë kryeministër me votën time

Ish-numri dy i PD-së, Jozefina Topalli e ftuar në emisionin Top Talk në Top Channel ka akuzuar ashpër kryedemokratin Lulzim Basha, duke e cilësuar si një të korruptuar dhe që tradhtoi shqiptarët me premtimet e kauzat e shpallura.

Topalli deklaroi se Basha i tradhtoi shqiptarët, i theu në besë në 2017-ën, që pasi i futi në çadër në 2017-ën dhe deklaroi se nuk do të hynte zgjedhje me Edi Ramën kryeministër, u fut në bashkëqeverisje.
“I tradhtoi shqiptarët me kocensionarin e rrugës së Kombit, që tha se nuk tërhiqet, por më pas pasi mori një kat u tërhoq. Vetëm nga këto qëndrime kemi 150 mijë shqiptarë që u larguan nga PD-ja”, tha Topalli.
Topalli ka krijuar një parti të re e ka ikur nga PD-ja, por ajo u shpreh e rezervuar nëse Berisha ka faj për mbështetjen e Bashës në krye të PD-së, duke mos dhënë ndonjë qëndrim konkret.

“Po të kishim një opozitë me një drejtim të pakorruptuar e që të bënte misionin e vet të opozitarit, ne nuk do të ishim sot duke pasur kryeministër Edi Ramën”, theksoi Topalli, e cila shtoi se gjatë kësaj kohe nuk kemi pasur as opozitë dhe as qeveri, duke nënkuptuar se kanë qenë bashkë këtë kohë.

Duke u shprehur se nuk e ka votuar Lulzim Bashën as në vitin 2013, Topalli pyetjes se nëse do të ishte në Parlament dhe a do t’i jepte votat për t’u bërë kryeministër, ajo iu përgjigj prerazi se “kurrë nuk e ka votuar Lulzim Bashën”.

“Të tre kryetarëve të korruptuar me asnjërin prej këto mandateve që do të marrim nuk do të bashkëpunojmë.

As te Edi Rama, as te Ilir Meta e Lulzim Basha që bashkëpunojnë shumë mirë me njëri-tjetrin. Përndryshe të rrimë kështu siç janë.

Lëvizja është kundër tre kryetarëve të korruptuar, votat do të shkojnë tek demokratët por as tek Ilir Meta, as Edi Rama, as Lulzim Basha.

Heshtja e shumë njerëzve po përkthehet me votë. Ata kanë një vetëdije politike dhe dinë të mendojnë për familjen e njerëzit, duhet të lëvizim në dy drejtime e çdo forcë politike që janë kundër tre kryetarëve.

Gjatë kësaj periudhë ka një fenomen, politika e mbylljes, e mos hapjes apo e përçarjes, por ne duhet ta ndryshojmë këtë”, theksoi Topalli./TCH

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com