Loading...

Kush janë 5 të ‘fortët’ e Fierit që duhet të deklarojnë pasurinë para OFL

Pesë persona nga Fieri dhe Ballshi, të dënuar për vepra të ndryshme penale morën sot formularin nga Operacioni Forca e Ligjit për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë. Bëhet fjalë për Bledar Qemalaj, Arjan Rushi, Roland Sota, Marteos Pasho, Enri (Gazmir) Ajdinaj.

Këta shtetas janë dënuar për “vr asje me paramendim”, “v jedhje me a rmë”, “shfrytëzim pr ostitucioni” e “trafikim narkotikes”, si dhe “shtrëngim me anë të k anosjes ose dh unës për dhënie pasurie”.

Më konkretisht

Bledar Qemalaj banues në Fier, i dënuar për veprat penale “Vr asja me paramendim” dhe “Tr afikimi i na rkotikëve”;

Arjan Rushi, banues në Fier, i dënuar për veprat penale “V rasja me paramendim” dhe “Vj edhja me ar më”;

Roland Sota, banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Sh frytëzimi i pr ostitucionit në rrethana rënduese”;

Marteos Pasho, banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”;

Enri (Gazmir) Ajdinaj, banues në Ballsh, i dënuar për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. /noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com