Loading...

Vjedh cantën me mbi 300 mijë euro, a rrestohet nga p olicia

Një 37-vjeçar algjerian u arr estua nga po licia në Milano për vjedhjen e një çante shpine në bordin e një treni “Frecciarossa”, i cili kishte brenda 336.800 euro.

Për më tepër, burri duhet të përgjigjet për posedimin dhe prodhimin e dokumenteve të rreme. Të premten në mëngjes po licët u paraqitën në një hotel në “via Lulli”, ku i huaji, i cili ishte me dokumente të parregullta dhe me precedent penal, kishte marrë një dhomë.

Agjentët hynë në dhomën e tij, ku kishte disa mbështjellës celofani dhe fletë alumini të shtrira në tryezë.

Duke menduar se mund të ishte duke fshehur dr ogë, po licët kontrolluan dhomën, por në vend të armëve dhe lëndës narkotike gjetën çantën e shpinës me thesarin befasues. /noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com