[sgmb id=”1″]
Telefonata e një gruaje me inicialet A.B në tregun elektrik ka alarmuar policinë e Tiranës që ka rrethuar zonën aty pranë me dyshimet për eksploziv.
Në foto duket rrethimi fillestar që iu bë dyqaneve të zonës, para se të mbërrijnë furcat e specializuara për të verifikuar pakon që dyshohet se përmban lëndë shpërthyese.
“Më datë 04.10.2017, rreth orës 10:37, jemi njoftuar se në një dyqan rrobash në rrugën “Petro Nini”, pretendohet se është vendosur një pako në dukje si eksploziv.
Dyshimet për tritol janë konfirmuar edhe nga policia.
“Shtetasia B.A., pretendon se në dyqanin e saj të rrobave, në rrugën “Petro Nini”, i kanë vendosur një pako në dukje si eksploziv.
Është rrethuar vendi i ngjarjes dhe është njoftuar njësia antieksploziv”thuhet në njoftimin e policisë.