Loading...

Ngjarje e rëndë/ U fut të bënte dush, gjendet pa shenja jete 22-vjeçari

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Kavajës.

Një 22-vjeçar është gjetur në banesën e tij pa shenja jete nga familjarët.

Mësohet se i riu me iniciale M.F, ishte futur normalisht në dush, por duke qenë se nuk po dilte, ka shqetësuar fillimisht familjarët.

Më pas ai është gjetuar prej tyre i vdekur brenda në tualet, në rrethana ende të paqarta.

Dyshimet e para lidhen me një atak në zemër teksa ishte duke bërë dush.

Policia shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes.

Sakaq, trupi i pajetë i tij është dërguar në morgun e Durrësit, për të mësuar shkaqet e v dekjes së 22- vjeçarit./NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com