Loading...

Kryebashkiaku socialist humb të afërmin e tij: ‘Modeli i burrit që është vështirë ti ngjash’

Covid-19 po merr çdo ditë e më shumë jetë në vendin tonë. Ish-deputeti socialist, aktualisht kreu i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, dha lajmin e trishtë se sot një i afërmi i tij ndërroi jetë nga Covid.

Përmes një mesazhi në Facebook, Ndreu që duket se ka pasur një marrëdhënie të afërt me të ndjerin, teksa shprehu pikëllimin ku tha se Mark Gjoka humbi jetën “pas luftës së gjatë me mortajën Covid!”.

“Kushëriri im që më ka impresionu gjithë jetën me burrninë, besnikërinë, përkushtimin, dashamirësinë dhe gjithçka pashë te ti ! Burrë i rrallë që mishëronte më të mirën e shtepisë së madhe të “Jakajve” ! Modeli i burrit që është vështire ti ngjash!”, shkroi Pjerin Ndreu, duke mbyllur mesazhin e ngushëllimit me fjalët: “Do na mungosh, por prehu i qetë se ke lënë vlera burri që s’do t’i harrojmë!”.

Kujtojmë se në 24 orët e fundit humbën be tejën me Covid dy ish deputetë, mes të cilëve edhe Marko Bello./NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com