Piloti i një avioni është kthyer në hero të vërtetë pasi arritu që të ulë avionin në mes të autostradë, pas defektit që pësoi në ajër.
Pamjet janë filmuar në një autostradë në Minesota të Shteteve të Bashkuara, dhe tregojnë momentin.
Sipas raportimeve të para, avioni me një motor Bellanca Viking u ul dhe goditi një automjet, duke mbyllur përkohësisht një pjesë të autostradës të mërkurën në mbrëmje në Arden Hills, thanë zyrtarët.
Dy persona ishin në bord, njoftoi KMSP-TV dhe autoritetet thanë se nuk pësuan asnjë lëndim.
Por piloti që bëri uljen spektakolare nuk ishte një emër i panjohur sepse kishte marrë pjesë disa herë në garat akrobatike me avionë duke përfaqësuar shtetin amerikan. /noa.al/