Loading...

E ëma nuk e coi në spital prej frikës së Covid, v des e paushqyer foshnja 29-ditëshe

Një vajzë e vogël, vetëm 29 ditëshe, nuk ushqehej mjaftueshëm nga nëna e saj, aq sa të rritej shëndetshëm.

Ajo u çua në spital, në gjendje kr itike dhe ndërroi jetë.

Sipas një rindërtimi fillestar të ngjarjes nga hetuesit, gruaja nuk donte që të kërkonte ndihmë nga mjekët, sepse kishte frikë të dilte nga shtëpia, me qëllim që të mos infektohej nga Covid.

Tragjedia ndodhi në spitalin Umberto I, në Nocera, ku fëmija – i vetmi i një çifti nga Angri – vdiq dje në njësinë e kujdesit intensiv.

Mjekët u përpoqën ta shpëtonin, por të premten e kaluar, kur u shtrua në spital pas një kontrolli të parë në urgjencë, ata konstatuan se foshnja ishte një gjendje kritike.

Çështja tani ka shkaur në prokurori.

Vajza e vogël, në lindje peshonte 3 kg; por për shkak se nuk ushqehej, pësoi arrest kardiak.

Sipas konstatimit nga mjekët, në fakt, nëna, me banim në Angri bashkë me burrin dhe vjehrrën e saj, i kishte dhënë gji foshnjës, por jo aq sa të lejonte që ajo të zhvillohej normalisht në ditët e para të jetës.

Një problem që gruaja e kishte ndjerë, por që, të paktën fillimisht, e kishte nënvlerësuar nga frika e largimit nga shtëpia, për të shkuar tek pediatri i saj. Sipas asaj që u rindërtua nga mjekët dhe hetuesit, në fakt, nëna e re kishte frikë se mos kontraktonte Covid-19, pasi një grua që jetonte në të njëjtën ndërtesë doli pozitive. Fillimisht vajza e vogël qante sepse nuk ishte ushqyer mjaftueshëm, por me kalimin e ditëve ajo nuk do të kishte as forcën për t’u ankuar. Vetëm para kësaj skene, në fakt, prindërit do të bindeshin që të shkonin në spital për të kërkuar ndihmë nga mjekët, por atëherë ishte tepër vonë./NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com