Loading...

Hidhet shorti për zgjedhjen e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi

Në presidencë po zhvillohet shorti për zgjedhjen e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Që në fillim është përzgjedhur nga shorti si anëtare të KED-së Marsida Xhaferllari.

Anëtarja e Gjykatës Kushtetuese ka qenë një emër tejet i kontestuar nga mazhoranca, madje përzgjedhja e saj nga presidenti Meta solli përplasje të forta.

Partia Socialiste e përfshiu edhe pjesë të objektit të hetimit, duke cilësuar si shkelje procesin e përzgjedhjes, pasi kreu i shtetit e zgjodhi të katërtën në renditje. Ndërsa u pretendua se duhet të zgjidhte Arta Vorpsin.

Tashmë Xhaferllari do të jetë në KED ku do të ketë si detyrë për zgjedhur anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese. Ndërsa si anëtare e dytë u zgjodh Elsa Toska. KED e re do të nisë punë në vitin 2021.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com