Analisti Agron Gjekmarkaj dhe anëtari i “Nisma Thurja” Endri Shabani, janë përfshirë në një debat në studion e “Open”, ku po diskutohet për raportin Venecias për ndryshimet Kushtetuese.
Debati mes tyre nisi pas akuzave të Gjekmarkaj se partitë e reja i shërbejnë kryeministrit Edi Rama, ndërsa pas përgjigjes së Shabanit, analisti iu kthye ashpër.
Debati:
Gjekmarkaj: Është e kuptueshme tani. Partitë e vogla i shërbejnë Ramës.
Shabani: Si i shërbej Edi Ramës unë? Është e turpshme kjo.
Gjekmarkaj: Unë flas për fenomenin, s’po them për ju personalisht.
Shabani: Më bëra akuzë, ma shpjego tani.
Gjekmarkaj: Partitë e reja po peshkojnë vota në pellgun e opozitës. S’merrem me ju. Ju keni në parti Rudina Hajdarin.
Shabani: Shpjegoje, edhe unë mund të them se jeni shërbëtor.
Gjekmarkaj: Ske këllqe të më thuash shërbëtor mua. Fenomeni është ky, ju hiqni vota nga opozita dhe i çoni te Edi Rama.
Shabani: Nuk ndodh kjo, sepse votuesi im është votues që nuk beson as të Rama e as të Basha. Ky votues nëse ’më voton mua, nuk voton fare.