Loading...

Katalonja shpall sot pavarësinë, pret që Kosova ta njoh e para

[sgmb id=”1″]

Eurodeputeti katalonjas, Josep Maria Terricabras, ka thënë se parlamenti i Katalonjës do të shpallë sot pavarësinë e vendit duke jetësuar vullnetin e mbi 90 për qind të qytetarëve të saj, të cilët votuan në referendumin e së dielës. Të vetëdijshëm për represionin dhe për vrasjet që mund të ndodhin nga qeveria spanjolle, populli katalonjas ka zgjedhur rrugën e tij drejt mëvetësisë.

Në këtë pikë ata kërkojnë mbrojtje dhe mbështetje nga bashkësia ndërkombëtare, kurse prej njohjeve të para presin edhe atë nga Kosova e nga Britania e Madhe.

Terricabras ka zbuluar për gazetën “Zëri” se nëse nuk ndodh diçka e jashtëzakonshme për ta ndryshuar atë Katalonja do të shpallë pavarësinë e saj sot, duke jetësuar kështu vullnetin e mbi 90 për qind të qytetarëve, të cilët votuan në referendumin e së dielës.

Për ta bërë këtë ai ka thënë se janë të përgatitur edhe të vdesin. Megjithatë, ai ka shtuar se nuk beson që konflikti do të eskalojë në luftë sikur në rastin e Kosovës.

“Ne nuk jemi ata të cilët kemi marrë armët në dorë, këtë po e bën pala tjetër, qeveria spanjolle. Ata po na rrahin, mbase edhe do të vrasin disa prej nesh. Mirëpo nuk do të ketë luftë. Ne nuk duam luftë, ne jemi paqësorë, andaj shpresoj që kjo do t’i hapë sytë e medieve dhe shumë shteteve të tjera që bashkësia ndërkombëtare më në fund të na mbrojë, sepse ne jemi viktima”, ka thënë Terricabas.

Të vetëdijshëm për atë që mund t’ju ndodhë nga qeveria spanjolle, megjithëse me jo shumë shpresë, Terricabras ka thënë se pret nga institucionet ndërkombëtare që t’i mbrojnë dhe të kenë një reagim.

Në fund Terricebras ka folur edhe për njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë. Ai ka thënë se do të jetë absolutisht dhe pa dyshim e detyrueshme për Serbinë para se kjo të bëhet anëtare e plotë e Bashkimit Evropian që ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com