Shkëlqesia e tij Alfred Moisiu feston sot ditëlindjen e 91-të!
🪖Që nga shkollimi i përsosur si ushtarak nën shembullin e të atit, dhe i mbrujtur me dashuri ndaj vendit, Alfred Moisiu pati një karrierë të gjatë e të lavdërueshme në ushtrinë shqiptare, duke e mbyllur shërbimin me gradën e lartë të gjeneralit!👨🏻✈️
Në vitet e mëpasshme, ai nuk ngurroi asnjëherë të kontribonte në momentet delikate dhe të komplikuara ku u gjend vendi ynë, duke kryesuar dikastere apo duke marrë pjesë në konferenca ndërkombëtare në kuadër të modernizimit të forcave shqiptare! Gjithmonë i paanshëm dhe konsensual, duke parë si primare të mirën e vendit!🇦🇱
President i Shqipërisë nga viti 2002 deri në vitin 2007, duke forcuar së shumti besimin dhe dinjitetin tek ky institucion i rëndësishëm i republikës, në rrugën drejt zhvillimit të demokracisë dhe shtetit ligjor! Me gradën doktor i shkencave, ai është autor i shumë librave, monografive, artikujve shkencorë mbi artin ushtarak, politikën, sigurinë rajonale!🌐
Shkëlqesisë së tij i urojmë një jetë të gjatë dhe shëndet të plotë!😊
Marrë nga Facebook i Deputetit Vullnet Sinaj.
Loading...