Loading...

Basha: ‘Rama pas 25 prillit para drejtësisë’

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha vazhdon të këmbëngulë për qëndrimin e tij politik se nuk do të bashkëqeverisë më me Partinë Socialiste.

“Zero shans që të ketë aleancë me Edi Ramën. Zero shans që Edi Rama të fitojë zgjedhjet. Zero shans që Edi Rama të pengojë opozitën të krijojë qeverinë”, – u shpreh ai në emisionin “Log” në Abc.

Sipas kreut të PD, kryeministri e ka vulosur humbjen e tij në zgjedhje. “Është zero e mundur, sepse me Edi Ramën më 25 prill do merret drejtësia dhe nuk do ketë koalicion me Partinë Demokratike, – vijoi Basha. – Shifrat e nxjerrin opozitën fituese dyshifrore ndaj Partisë Socialiste. Kjo është e vërtetë dhe mjafton të shihni shifrat e vitit 2017. Me gjithë manipulimin dhe vjedhjen që konstatoi “Bild”-i, ai mezi arriti të merrte 48% të votave”.

Basha thekson se mazhoranca aktuale nuk ka asnjë mundësi për të qëndruar edhe katër vjet të tjera në pushtet.

“PD dhe aleatët do t’i fitojnë zgjedhjet bindshëm. Në gjendjen ku është vendi dhe me të gjitha matjet e opinionit publik, nuk ka asnjë shans që Edi Rama të mos pësojë një disfatë të thellë. Sfida jonë është që plagët e tërmetit dhe pandemisë t’i mbyllim në sa më pak kohë”, u shpreh Basha. /noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com