[sgmb id=”1″]
Ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, Floreta Luli-Faber, ka njoftuar se nuk ka viktima shqiptarë nga kjo ngjarje e rëndë në Las Vegas.
Ajo ka shkruar në profilin e saj në Facebook se shqiptar deri tani nuk ka as të vdekur as të lënduar.
Ja postimi:
Për disa javë kemi ndjekur me shumë shqetësim një numër fatëkeqësish natyrore në SHBA.
Ngjarja e mbrëmshme në Las Vegas, ku një vrasës qëlloi në drejtim të masës së madhe të njerëzve që ndiqnin koncertin me muzikë country, ku u vranë mbi 50 vetë dhe u plagosën mbi 500 të tjerë, ka një tjetër dimension.
Është e dhimbshme, është e trishtë, është e frikëshme dhe, për momentin, edhe e panjohur se çfarë e ka nxitur këtë masakër.
Nga informacionet e deritanishme marre nga autoritetet, si dhe në kontakt me përfaqësuesit e komunitetit shqiptar më Las Vegas, për fatin e mirë nuk rezulton të ketë shqiptarë as në listat e viktimave dhe as në listat e të plagosurve.
Ndërsa ka disa dhjetra bashkëatdhetarë që punojnë në pozicione të ndryshme në hotelet e Strip në Las Vegas, fatëmirësisht duket se asnjëri prej tyre nuk ka qënë afër vendit të ngjarjes.
Emrat e viktimave që kanë filluar të identifikohen të bëjnë të kuptosh se sa të pafajshëm ishin secili prej tyre. Kam shprehur keqardhjen e thellë dhe dërguar ngushëllime të sinqerta për familjet që kanë humbur të dashurit e tyre. Ngelemi me shpresën që kjo tragjedi të mbahet mënd si e fundit në historinë e ngjarjeve të tilla në SHBA!