Specialistja e ISHP-së Eugena Tomini, në një intervistë televizive tha se aktualisht vendi është në një situatë me rrisk të shtuar sa i përket COVID-19.
Ajo apeloi njerëzit që në momentin kur u këshillohet që të shtrohen në spital, mos hezitojnë ta bëjnë një gjë të tillë.
“Aktualisht kemi një situatë me intensitet të lartë shfaqjes së COVID-19. Shifrat e fundit tregojnë një ulje. Drejt ezaurimit të kapaciteteve të COVID 3. Aktualisht kemi dhe një numri të lartë vdekjesh që vijnë si pasojë e komplikacioneve. Jemi në një risk të shtuar sa i përket COVID-19. Kemi shfaqje të infeksioneve respiratorë të poshtme dhe të sipërme. Shfaqet me intensitet të ulët por paralelisht me COVID-19. Grip akoma jo i konfirmuar në vend.
Është një situatë e ndikuar edhe nga shfaqjet mediatike, parjes së faqeve mediatike të ‘facebook’, rrjeteve sociale, i ndikuar dhe nga daljet televizive, më mirë të trajtohemi në shtëpi nën kujdesin e mjekut të familje, një ndjenjë frike ndaj vajtjes në spital e ka sunduar popullatën. Ne bëjmë thirrje për mos hezitim të spitaleve tona. Dhe familjarët duhet të bindin për shkuarjen në spital.
Ndiqemi hera-herës dhe me këshillime të mjekut të familjes por nëse mjeku këshillon për shtrim në spital, nuk duhet të hezitojmë.
Të mos neglizhojmë shenjat, të ndjekim sistemin e monitorimit, të mos trajtohemi sipas rekomandimeve të sistemit shëndetësor”, deklaroi Tomini për News 24.
Sa i përket shkollave dhe përhapjes së COVID-19, ekspertja e ISHP-së tha se fëmijët janë transportues të virusit por nuk kanë atë nivel transportueshmërie si adultët. /noa.al/