Loading...

Keni bërë plane për fundjavën? Njihuni me ‘surprizat’ që ka rezervuar moti

Nëse keni bërë plane këtë fundjavë për të dalë me familjen apo shoqërinë, me rastin e festave të nëntorit, do duhet që t’i bëni llogaritë mirë.

Jo vetëm për faktin se autoritetet shëndetësore këshillojnë të shmangen grumbullimet, por dhe moti nuk do të jetë aq premtues.
E shtuna do të jetë me kthjellime, por nga mesdita do të ketë vranësira. Të dielët do të mbizotërojë moti i vranët, por më pas nga mesdita do të nisin reshjet e shiut me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit.

Njoftimi i plotë:

Ditën e shtunë moti në vend do të nisë i kthjellët, por gradualisht prej mesditës vranësirat do të vijnë në dendësim në jugperëndim. Më tej, do të shtrihen drejt lindjes. Në orët e mëngjesit sërish përgjatë luginave do të shfaqet mjegulla e mjegullina. Era do të fryjë juglindje-jugperëndim e lehtë e mesatare përgjatë bregdetit, duke u pasuar nga valëzim i forcës 3 ballë
Ditën e diel në vend do të mbizotërojë moti i vranët me intervale të shkurtëra me diell. Prej orëve të mesditës, do të nisin reshjet e shiut me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit. Në jug, do të fitojnë intensitet deri mesatar. Në zonat malore dëborë e dobët mbi 1500m, ndërsa në orët e mbrëmjes reshjet e dëborës do të përfshijnë lartësitë mbi 900m në verilindje. E pranishme do të bëhet mjegulla e mjegullina në lugina. Era do të fryjë nga kuadrati i jugut mesatare dhe hera herës e vrullshme, duke u pasuar nga valëzim i forcës 5 dhe 6 ballë në brigjet e Jonit.

Temperaturat do të pësojnë luhatjet si më poshtë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com