Ministri i Turizmit Blendi Klosi ka thënë sot në emisionin “Radar” se i qendron deklaratës që ka bërë dikur, kur tha se “valët e muzikës përhapin virusin”.
Klosi tha se në një ambient të mbyllur me muzikë të lartë njerëzit do të detyrohen të flasin me zë të lartë dhe të përçojnë spërkla pështyme.
“I qendroj asaj që kam thënë. Unë i kërkova ndjesë komunitet të artistëve, që u ndjenë keq pas atyre lajmeve në media, por nuk të v ret muzika, muzika e lartë në ambiente të mbyllura. Valët e muzikës, njerëzit flasin me zë të lartë, lëshojnë më shumë spërkla. Në vende të mbyllura me mzuikë të lartë nuk duhet të qendrojmë. Ajo vala krijon një energji të brendshme. Unë kam studiuar për elektronikë dhe i di këto gjëra. I kërkova ndjesë njerëzve të muzikës, qesha me ata që bënë humor ndërsa me ata që u futën në teknikalitete i refuzova”, tha Klosi.
Duke kujtuar kurën e covid, Klosi tha se mori një recetë normale, me trajtim të përgjithshëm kundër koronavirusit, sipas protokollit. Ai tha se nuk përdori oksigjen pasi nuk ishte e nevojshme, dhe se u kujdes nga diabeti.