Emri i një fshati në Salcburg të Austrisë, në kufi me Gjermaninë, ishte kthyer në objekt tallës nga turistët që shkonin enkas aty.
Kryetari i bashkisë së F ucking, në një intervistë për mediat tha se turistët që vijnë në këtë vend qëndrojnë sa për të bërë një foto dhe largohen.
Për këtë, ai tha se është marrë vendim për ndryshimin e emrit.
Që prej zbulimit në internet, fshati austriak ka pasur vëmendje të madhe dhe propozime bashkëpunimi, kryesisht nga sajtet me materiale për të rritur.
Por duke nisur nga 1 janari, fshati do të emërtohet Fugging, një iniciativë e aprovuar nga këshilli bashkiak i Tarsdorf. /knoa.al/