Loading...

‘A jemi vërtet kaq të mbaruar e të grisur, sa as këpucë për ushtarët e po licët nuk blejmë, apo nuk bëjmë dot?’

Gazetari Mentor Kikia e ka konsideruar një turp dhurimin e 200 palëve këpucë për forcat RENEA.

Në një status në profilin e tij në Facebook, Kikia shkruan se qeveria shqiptare duhet të ketë një fije turpi për keto ‘dhurime’ e jo më që të bëhen lajm.

Ai shton se siç duket vendi është kaq i mbaruar dhe i ngjan asaj familjes më të varfër në lagje që të gjithë fqinjët bëhen bashkë për t’i falur opinga.

“Po një fije turpi a nuk keni? Kur ne u pranuam në NATO, ushtarët tanë shkonin në repart dhe merrnin atlete me vete nga shtëpia, pasi nuk kishin këpucë. Kur ne duam të hyjnë në BE, serish “opingat” na i sjellin ndihmë. Në fakt të pranosh ndihma nuk ka gjë të keqe. Por një repart po licie, mund të pranojnë ndihmë asistencën e specialistëve që nuk e kemi dot, apo paisje teknike e teknologjike, apo armatime, që sërish nuk i kemi e nuk i prodhojmë dot. Por jo këpucë. 200 palë këpucë. Jo dreqin, se është dhe e turpshme sepse ne e bejme edhe lajm, pale.Jemi bërë më keq se ajo familja e vobektë e lagjes, të cilës fqinjët i dërgojnë rrobat e vjetra, që nuk u vijnë më fëmijëve. E di që do të thoni: -Po edhe ne të varfër jemi, çka se na falin ndonjë palë këpucë? E di që jemi të varfër, por nuk duhet të ishim as kaq të varfër, as të varfër. Këpucë na sillnin edhe qëmoti, kur l uftonim kundër gjermanëve, na i hidhnin anglezët me parashutë. Këpucë na sjellin edhe gjermanët sot, kur s’lu ftojmë me askënd. A jemi vërtet kaq të mbaruar e të grisur, sa as këpucë për ushtarët e po licët nuk blejmë, apo nuk bëjmë dot?”- shkruan Kikia krah fotove të këpucëve të dhuruara.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com