Një automjet është djegur pas mesnatës (01:55) në qytetin e Vlorës. Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur në lagjen “Hajrro Çakërri” dhe mjeti është në pronësi të Feim Alisinanit, shefi i po licisë pranë institucionit të p araburgimit në Vlorë. Mësohet se makina ishte tip “Nissan Micra”, me targa AA 091 NB.
Ngjarja dyshohet se është e qëllimshme, pasi fillimisht dy persona kanë thyer xhamin e mjetit dhe më pas e kanë spërkatur me benzinë, duke i vënë f lakën.
Ende nuk dihen arsyet që kanë çuar autorët drejt këtij akti, ndërsa nuk ka ende asnjë informacion zyrtar nga P olicia e Vlorës. /noa.al/