Loading...

Deputeti shqiptar vendos flamurin shqiptar në Kuvendin e Serbisë!

Deputeti shqiptar Shaip Kamberi vendos flamurin shqiptar në Kuvendin e Serbisë.

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç ka reaguar shpejt ndaj këtij veprimi të deputetit shqiptar, duke i kërkuar atij që ta hiqte flamurin kuqezi.

Gjithashtu Kamberi nuk u lejua të mbante më tej fjalën e tij.

Ndërkohë, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç tha se fakti që Kamberi diskuton mbi flamurin e Shqipërisë në vend të problemeve të brendshme, flet vetë.

Por në reagimin e tij, Kamberi tha:

“A ka ndonjë çështje më të rëndësishme se identiteti? Ne mund të kemi para dhe punësim, por nëse nuk kemi identitet, gjuhë dhe shkrim. Ky është një flamur që shqiptarët e përdorin që nga viti 1443 dhe është më shumë flamur kombëtar sesa flamur shtetëror”.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com