Një grua nga qyteti Tokat në Turqi ka gjetur formën më origjinale për të ruajtur distancën sociale për shkak të ko ronavirusit.
Gruaja vendosi në dritaren e shtëpisë së saj një shënim, pas leximit të të cilit askujt nuk do t’i shkonte në mendje që të vepronte ndryshe.
Mediat turke raportojnë se ajo shkruajti në njoftim:
Deri sa të mbarojë koronavirusi, nuk presim dhe nuk shkojmë mysafirë.
Kaq ka mjaftuar që fotot e shkrepura të bënin xhiron e rrjetit, ku veprimi i saj ka marrë mjaft pëlqime.