Lajmi i ndarjes nga nga jeta i mjekut ortolaringolog Bledi Nini, kur në të njëjtën ditë para spitalit Infektiv është mbajtur një koncert nga Ansambli, është kritikuar nga kolegët e të ndjerit.
Mjeku Nini humbi jetën në moshën 48-vjeçare për shkak të infektimit me koronavirus, ndërsa kanë qenë të shumtë ata që kanë reaguar apo kanë shprehur dhimbjen për humbjen e mjekut vlonjat, në forma dhe mënyra të ndryshme.
Mes tyre është edhe mjeku Renato Osmenaj, i cili përveç dh imbjes dhe t rishtimit të madh është shprehur i z emëruar, madje i revoltuar, për shkak të shfaqjes përpara spitalit, Ansambli i mbajti një koncert.
“Ike ti vëlla i mirë! Më çave zemrën dhe shpirtin. Mburresha me ty se të doja shumë.
M’u kujtua nëna ime për filxhanin e kafesë që theve te shtëpia ime kur ishim të vegjël.
Dhe në këtë ditë të zezë për ne, k*rvat bëjnë aheng. Mirë u takofshim shpirti i vëllait”,- shkroi Osmënaj në reagimin e tij. /NOA.al