Monika Kryemadhi ditën e shtunë u rikonfirmua në krye të LSI-së pas zgjedhjeve të mbajtura në këtë parti, por fakti që kandidioi e vetme ka bërë që edhe të akuzohet se në LSI nuk ka dmeokraci.
E ftuar në emisionin “Open”, Kryemadhi ka marrë një mesazh në telefonin e saj, ku dikush e sfidonte për të garuar për postin e kryetarit të LSI-së.
Kryemadhi e lexoi “live” mesazhin, ndërsa personi që ia dërgonte ishte pastor Paulini.
Ja se po me pyesnit…më shkruan pastor Paulini. ‘mos ki merak thotë se vij e kandidoj unë për kryetar’, më shkruan ai. E përshëndes shumë, mund të vijë të kandidojë, por s’i lejohet,”- tha Kryemadhi duke qeshur.