Loading...

Thefsh qafën Covid-19!Nuk është një lojë, është një e keqe shumë e kushtueshme për shqiptarët

Gazetari i njohur investigativ në vend, Artan Hoxha ka njoftuar se ai dhe bashkëshortja e tij e kanë kaluar Covid-19.

Në një postim në Facebook, Hoxha thekson se beteja e tij me virusin nuk ishte aspak e lehtë, duke falënderuar stafin mjekësor për punën e bërë.

“Covid-19 nuk është një lojë, është një e keqe shumë e kushtueshme për shqiptarët e vënë përfund nga keq-qeverisja dhe vrasja e shpresës”, – shkruan mes të tjerash gazetari..

Postimi i Artan Hoxhës

Thefsh qafën Covid-19….

Pas dy javësh të trazuara, në betejë individuale dhe familjare, e përballuam me sukses së bashku me bashkëshorten, atë që rëndom po cilësohet, si virusi i shekullit.

Ishte një përvojë aspak mbresëlenëse….përkundrazi, s filitëse dhe e l odhshme…

Vetëm kur krijuesi të bën një “xhiro” nga “honet e q oftëlargut”, e kupton vlerën e vërtetë të jetës, të bashkëshortes, të familjes, të fëmijëve, të prindërve, të miqve dhe shokëve, gjithkujt që të ndodhet pranë..

Papritmas, gjendesh në një sh kretëtirë të f rikshme, mes teje dhe krijuesit. Aty të vetmit engjëj mbrojtës, për dreq nuk janë propaganda cipëplasur e pushtetit, apo politika e ditës, që të fut jo vetëm të dridhurat, por panikun…

Aty nuk vlejnë mjekët e cirkut politik, “heronjtë” e Whatsapp- it, “mjekët biznesmenë”, që na i servir regjia e shëmtuar e propagandës qeverisëse, apo që i dëgjojmë tek na mjegullojnë më keq çdo natë nga studiot vezulluese të ekraneve kombëtare…

Më duhej ta provoja vetë, se heronjtë e vërtetë me bluza të bardha, ata të heshturit, që bëjnë detyrën e tyre në këto ditë të trazuara, që shpëtojnë jetë njerëzish dhe mbjellin shpresë pikërisht aty ku duket se oksigjeni është zh dukur, janë krejt të tjerë…

Falënderimi dhe mirënjohja në keto raste, për heronj të tillë të heshtur, është shumë pak

Dua ta nis mirënjohjen time nga doktor Genti Huti, një shkodran, që për zotin “të tana i ban”. Pastaj doktor Amarildo, kryeinfermieri Eugen Ismolli, infermieret e përkushtuara me veshje prej astronauti .. etj.

Në fund, një falënderim të veçantë, miqve të vërtetë, që në ditë të tilla, vlejnë më shumë se një thesar.

Dhe në fund një keshillë.

Miq, të njohur, bashkëkombas!

Është në zgjedhjen tuaj të lirë të besoni ose jo, ta neverisni propagandën e shëmtuar të pushtetit dhe panikun e pakënaqësisë të opozitës në be tejën e saj për pushtet.

Unë u mundova për 8 muaj me radhë të mos i nfektohem nga Covid19, por nuk ia dola dot.

Bëni kujdes, ruhuni për shëndetin tuaj, të familjarëve tuaj, sidomos të prindërve në moshë të thyer.

Covid19 nuk është një lojë, është një e keqe shumë e kushtueshme për shqiptarët e vënë përfund nga keq-qeverisja dhe vr asja e shpresës.

Jeta e çdo njërit prej jush është shumë e shtrenjtë…

Ju lutem, kujdesuni për vete dhe të tjerët, që të mos bëheni për spital.

Për fat të keq, nga aty e tutje, jemi vetem statistika në buletin ditor të bilancit të Covid19…

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com