Loading...

Rrëfehen vajzat e familjes Deda: ‘Babai p inte çdo ditë dhe flinte me s qepar poshtë krevatit’

Dy vajzat e Drane dhe Llesh Dedës kanë rrëfyer për v rasjen e babait të tyre nga nëna me s qepar. Në një rrëfim t ronditës, motrat Daniela dhe Xhystina Deda justifikojnë veprimin e nënës së tyre, pasi siç thonë ato ishte e dh unuar gjatë gjithë kohës.

Daniela, një prej vajzave të Drane Lleshit tregon për emisionn “Me Zemër të Hapur” në News24 se babai p inte çdo ditë dhe se flinte me s qepar poshtë krevatit. Sipas saj, nëna e ka bërë atë veprim pa vetëdije. Ajo tregon për natën e ngjarjes dhe se si e kishte gjetur të atin të p lagosur.

Ngjarja ndodhi më 6 nëntor, ndërsa Llesh Deda ndërroi jetë pas 15 ditësh në spital.

“Unë nuk isha atë natë. Kisha dy ditë që kisha filluar punë me dy turne. Kishin lajmëruar vëllain dhe ai më merr në telefon më thotë e di çfarë ka ndodhur.

Mora taksi dhe i kam gjetur në vendngjarje. Ka qenë dhe halla. Kam gjetur babin, të gjitha sk enat. Kishte mbërritur po licia, po merrte babin po e vendoste në ambulancë. E kanë çuar fillimisht në spitalin e Laçit më pas e çuan në spitalin Ushtarak. Nuk i kishte humbur ndjenjat por bënte veprime të pakontrolluara. Ishte i d ehur. P inte në shtëpi.

Kur i thirrja o babë, pati një reagim por nuk e kuptova ishte si r ënkim. Nuk e di ku ishte nëna ime, isha në gjendje shoku. Dhe pse kisha babin aty e kisha mendjen tek mami, thosha se do i bënte gjë vetes. E kishim këtë f rikë gjithmonë. Mami im nuk trazonte ujin. Këtë veprim e ka bërë jo me vetëdije.

Martesa e tyre ka qenë më shkuesi pa dijeninë e prindërve të mi. Nuk janë njohur vetë. Gjyshi e ka vendosur”, tregoi Daniela.

Gjystina tha se mamaja ka lënë dhe shkollën për shkak të kësaj fejese. “Me sa di unë, mamaja është shkëputur nga shkolla për shkak të fejesës”, tregoi ajo.

Daniela tha se problemet mes prindërve të saj kanë nisur që vitin e parë të martesës. Ajo thotë se dhe dy ditë para se të ndodhte ngjarja kishin pasur d ebate. Por me gjithë k rimin e rëndë që kreu, nëna e ka telefonuar nga b urgu dhe iu ka kërkuar falje fëmijëve për atë që ka bërë.

“Mami më ka thënë që vitin e parë kanë pasur sh erre, probleme. E rr ihte, i flisnin të tjerët keq. Më merr shpesh nga b urgu dhe më thotë si është babi, më thotë që e kam bërë pa v etëdije, më falni.

Unë rrija në Lezhë në shtëpi me qira se punoja atje dhe s’kisha mundësi. Para dy ditësh isha në shtëpi dhe atë kanë pasur g rindje. Babi gjithmonë kishte një v es dhe kur pinte dhe kur nuk pinte, përmendte të njëjtat gjëra, presione psikologjike.

Mami na tha pak më parë: ‘Për kokë të 10 fëmijëve ai më ka k ërcënuar me atë s qepar që unë e v rava. E thashë o unë o ai’. Babi e mbante gjithmonë një s qepar poshtë krevatit të tij. Mami nuk kishte fjetur fare atë natë. Flinin të ndarë, mami në një dhomë, babi në një dhomë tjetër. Kanë që nga viti 2001 që nuk flinin më bashkë.

Babi im u fiksonte për disa gjëra, p.sh largimin e fëmijëve. Mami thoshte që s’e kam unë në dorë. Ai ku të shfryhej, tek mami. Po atje ku jetojmë ne nuk ka ndonjë mënyrë jetese. Ne i ndihmonim prindërit. I kam ndihmuar gjithmonë”, tha vajza Daniela. /noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com