[sgmb id=”1″]
Vrapimi është një nga mënyrat më të thjeshta dhe më të lehta që në jetën tuaj të përfshini aktivitet të rregullt fizik. Nuk keni nevojë për pajisje të veçantë, anëtarësim apo kushte të veçanta, ndërsa përfitimet janë të shumëfishta.
Edhe pse është një nga aktivitetet më të njohura, vrapimi tek shumë njerëz ka reputacion të keq, sepse ata besojnë se është shumë i mundimshëm për organizmin dhe se mundësia për lëndim është e madhe.
Ne ju sjellim arsyet se pse do të duhej të fillonit me vrapimin që sot.
Është i mirë për nyjat Pavarësisht mundësisë së lëndimit, shkenca thotë se vrapimi në fakt është shumë i shëndetshëm për nyjat dhe këtë askush nuk mund ta mohojë. Ekzistojnë dëshmi shumë të qarta të cilat thonë se vrapimi nuk mund të çojë në osteoartrit, përkundrazi.
Është shumë efektiv për humbje të peshës Vrapimi është mënyra më e popullarizuar, më e thjeshtë dhe më efektive për të djegur kalori. Vrapimi ju lejon të filloni me një ritëm të lehtë dhe ngadalë ta përshpejtoni atë në përputhje me ngritjen e formës. Edhe pse djeg kaloritë në mënyrë të shkëlqyeshme, kjo nuk do të thotë se nuk duhet të keni kujdes për ushqimin që e hani.Mbron masën muskulore dhe eshtrat Edhe pse vlen rregulla që përmes ngritjes së peshave i ndërtojmë muskujt dhe rrisim densitetin e eshtrave, kjo nuk do të thotë se përmes vrapimit nuk e bëjmë të njëjtën gjë përveç se i djegim kaloritë dhe e shkrijmë yndyrën. Mos e neglizhoni ngritjen e peshave, por mbani në mend se vetëm përmes vrapimit ju punoni në ndërtimin e masës muskulore dhe qëndrueshmërisë së eshtrave .
Është i mirë për shëndetin e zemrës Studimet kanë treguar se përmes ushtrimit të rregullt aerobik mund ta rrisim nivelin e kolesterolit të mirë, dhe ta ulim nivelin e kolesterolit të keq. Nëse jeni duke marrë ilaçe për shtypje të lartë të gjakut, përmes e tyre, veçanërisht në qoftë se trupi nuk reagon ndaj ilaçeve siç do të duhej.
Ju ndihmon të plakeni më bukur Ndjeshmëria ndaj insulinës është pozitive, sepse rezistenca ndaj saj mund të çojë në diabet të tipit 2 prandaj është një lajm i shkëlqyeshëm që përmes vrapimit në fakt ju e rritni ndjeshmërinë ndaj insulinës. Një tjetër studim i kryer mbi një grupi të pesëdhjetëvjeçarëve ka treguar se nëse vrapojmë rregullisht në rini, në moshë të shtyrë do të jemi më vital. Dhe kush nuk do ta dëshironte këtë?
Nëse jeni ende të pasigurt nëse do të duhej të filloni me vrapimin, shpresojmë se pasi që ta keni lexuar këtë artikull, do ta merrni vendimin e duhur për shëndetin tuaj.