Një h emorragji ce rebrale i ka marrë jetën papritur një gruaje shqiptare në Venecia.
Hazbije Seferi Sinameta, 34 vjeçe, vetëm dy javë më parë kishte sjellë në jetë djalin e tretë.
Lamtumira e nënës së re me tre fëmijë, dy javë pas lindjes , ka tronditur komunitetin shqiptar dhe më gjerë.
Hazbije Seferi Sinameta, 34 vjeçe, ishte me or igjinë shqiptare. Ajo kishte jetuar për ca kohë në Bosco, në Croce di Musile në Venecia, ku ajo, bashkë me burrin e saj dhe dy fëmijët e tjerë ishin integruar lehtësisht në komunitet.
Lindja e fëmijës së fundit kishte gëzuar familjen më 3 nëntor. Pastaj tr agjedia i la të gjithë të tronditur, teksa ngjarja raportohet nga Il Gazzettino.
Pak ditë pas lindjes së fëmijës, ajo u ankua për dh imbje të forta koke deri të dielën e kaluar, kur humbi ndjenjat.
E shtruar me urgjencë në spital, u diagnostikua me hemorragji cerebrale që në pak ditë i mori jetën.
Përveç bashkëshortit dhe djalit të lindur më 3 nëntor, ajo la pas edhe dy djem të tjerë, 14 e 8 vjeç./NOA.al