Loading...

Referendumi i katulansëve, rritet mbi 750 numri i të lënduarve pas ndërhyrjes së policisë

[sgmb id=”1″]

Zyrtarët e emergjencës në Kataluni thonë se numri i personave të lënduar ka arritur në 761, pasi policia ka përdorur forcën për të bllokuar votimin në referendumin e pavarësisë së Kataunisë.

Qeveria spanjolle ka premtuar të ndalojë një sondazh që u shpall i paligjshëm nga gjykata kushtetuese e vendit.

Oficerët e policisë penguan disa njerëz që të votonin, dhe sekuestruan fletët e votimit dhe kutit në qendrat e votimit, transmeton Indeksonline.

Në kryeqytetin e Barcelonës, policia ka përdorur shkopinj dhe plumba të gomës gjatë protestave pro-referendumit.

Afati për votim ishte deri në orën 20:00 të kohës lokale, por një zëdhënës i Qeverisë katalunase tha se kushdo që ka qenë në radhë, do të lejohet të votojë.

Duke folur shumë shpejt pas afatit, kryeministri spanjoll Mariano Rajoy tha se nuk e njohu votën, duke shtuar se katalunasit u mashtruan për të marr pjesë në këtë votim të paligjshëm.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com