Gjashtë punonjës po licie në Tiranë janë pezulluar nga detyra, pasi nuk kanë kryer kontroll të territorit, teksa një ditë më parë është zhvilluar një ditëlindje me 30 persona në fshatin Laknas të Tiranës, duke shkelur masat anti-Covid.
Në fakt, bëhet fjalë për ceremoninë e ditëlindjes së 35-vjetorit të aktorit të humorit, Bes Kallaku, që u zhvillua në shkelje të plotë të rregullave anti-Covid për ndalimin e organizimeve festive dhe ndalimin e qarkullimit pas orës 22:00.
Në festën e organizuar nga Kallaku ishin të ftuar edhe presidenti Meta dhe bashkëshortja e tij, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.
Administratori i lokalit është gjobitur me një shumë të majme prej 1 milion lekësh lekësh, pasi në lokalin e tij ka lejuar festimin e ditëlindjes në fjalë.
Gjithashtu në bazë të pamjeve filmike janë identifikuar të gjithë personat që ishin pjesëmarrës në aktivitetin e zhvilluar dhe do ndëshkohen me masë administrative për shkelje të masave kufizuese anticovid-19.
Për këtë arsye, drejtori i DVP Tiranë ka pezulluar nga detyra 6 punonjës P olicie për moskryerje të kontrollit të territorit dhe ndaj tyre.
Drejtoria e Standarteve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur ecurinë disiplinore për shkelje të rëndë. /noa.al/