Loading...

Parashikimi i f rikshëm i sizmiologut të njohur grek

Akis Tselentis, kreu i Institutit të Gjeodinamikës në Athinë, ka bërë një parashikim të frikshëm në lidhje me tërmetit.

Ai iu referua ishullit Samos në Greqi, pas tërmetit të fundit.

Tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë dhe la mbi 100 të vdekur si dhe këtë ishull në 30 tetor, ku u vranë dy adoleshentë, kishte një madhësi rreth 7 ballë shkalla Rihter.

Ai ka kërkuar që të largohen të gjitha banorët e ishullit, pasi pritet që një tërmet më i fuqishëm se ai që goditi këtë zonë.

“Mos i lini njerëzit që të presin vdekjen aty”, është shprehur ai për mediet greke, me deklaratën që është shoqëruar me shumë reagime në Greqi.

“Është krejtësisht e pazakontë që një tërmet me forcë 6.4 të shkallës Rihter të ketë këto pasgoditje. Parashikoj një tërmet tjetër edhe më të fuqishëm referuar këtyre të dhënave”, – tha sizmiologu.

Por ekspertë të tjerë të fushës thonë se është edhe po aq e pazakontë që të bëhen parashikime rreth tërmetit, apo zonës se ku ai mund të bjerë.

Nëse do të ishin bërë parashikime, nuk do të kishte me mijëra të vdekur, nga tërmetet e fuqishme që bien çdo vit kudo në botë./NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com