Loading...

Rama: ‘Për a kuzën e pashembullt të Lulëzim Bashës, e cila cënon drejtëpërdrejtë integritetin moral e profesional të mjekëve të vijës së z jarrit dhe nxit dh unë ndaj tyre, do t’u drejtohem nesër shqiptarëve me një mesazh’

Kryeministri Edi Rama, u është përgjigjur a kuzave të kryedemokratit Basha, i cili një ditë më parë denoncoi në një emision televiziv se autoritetet shëndetësore po fshehin numrin e v dekjeve reale që shkaktohen nga Covid 19.

Rama thotë se kundërshtari i tij politik, po cënon integritetin moral të mjekëve, duke kaluar çdo cak dhe duke u sjellë si një aktor i papërgjegjshëm.

“Për akuzën e pashembullt të Lulëzim Bashës, e cila cënon drejtëpërdrejtë integritetin moral e profesional të mjekëve të vijës së z jarrit dhe nxit dh unë ndaj tyre, do t’u drejtohem nesër shqiptarëve me një mesazh të drejtëpërdrejtë, sepse këtu është shkuar shumë shumë larg, përtej çdo caku të politikës së ulët ditore dhe këtu nuk është më fjala thjeshtë për llafet e një aktori të papërgjegjshëm!”, – shkruan Rama në Facebook.

Kryeministri thekson se përulet me mirënjohje para stërmundimit të mjekëve, të cilët prej nëntë muajsh vijojnë b etejën me ko ronavirusin për të shpëtuar jetë.

“Sot u shpreh të gjithë solidaritetin dhe mbështetjen time, profesoreshë Najada Çomos e të gjithë skuadrës së saj shembullore, duke u përulur me mirënjohje përpara stërmundimit të tyre të përditshëm prej nëntë muajsh me radhë, si edhe duke u thënë që historia e mjekësisë shqiptare do të flasë për ta kur Lulëzim Bashës e xhagajdurëve të tjerë të botës mizerabël të shpifjeve e të thashethemeve, t’u jetë harruar emri, nami e nishani!”. /noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com