Loading...

Ndërron jetë në moshën 138-vjecare burri më i vjetër në Iran

Burri më i vjetër në Iran, i cili sipas dokumenteve të tij zyrtare ishte 138 vjeç, ka v dekur. Lajmi është raportuar nga agjencia shtetërore Irna, duke deklaruar se ai v diq “nga pleqëria”.

Ahmad Soufi, një anëtar i pakicës kurde, v diq në Saqqez, në provincën perëndimore të Kurdistanit, afër kufirit me Irakun.

Sipas kartës së tij të identitetit, ai lindi më 28 shkurt 1882, shumë më parë se personi i njohur zyrtarisht si më jetëgjatëi në botë, japonezi 117-vjeçar, Kane Tanaka. Soufi nuk u rendit në listën e njerëzve më të vjetër në botë, ku japonezët renditen zyrtarisht të parët.

Agjencia Irna boton një kopje të “chenasnameh” -it të tij (regjistri familjar) dhe kartën e tij të identitetit, që të dyja mbajnë datën e lindjes, që daton nga shekulli i 19-të, gjë që do ta bënte burrin një bashkëkohës të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Franklin D. Roosevelt. Ky i fundit v diq në vitin 1945. Kurdët janë të njohur në Iran për jetëgjatësi disa qindvjeçare. /noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com