Kreu i partisë “Bindja Demokratike”, Astrit Patozi, ka publikuar një video në Facebook, teksa këndon me kitarë një këngë, tekstin e të cilës e ka shkruar Sokol Olldashi.
Ndryshe nga herët e tjera, Patozi ka dalë nga kornizat e politikës, siç jemi mësuar ta shohim vazhdimisht, për t’i kushtuar këngën me titull “Si ditën e parë…” mikut të tij të ndjerë në 7 vjetorin e ndarjes nga jeta, duke luajtur në kitarë.
Në çdo përvjetor të vdekjes së Olldashit, Patozi nuk harron ta përkujtojë në rrjetet sociale mikun e tij, duke i kushtuar poezi apo edhe vargje këngësh.
Ish-deputeti dhe ministri i PD, Sokol Olldashi humbi jetën shtatë vite më parë, në 20 nëntor 2013, në një aksident rrugor në rrugën Elbasan-Tiranë. /noa.al/
blob:https://www.facebook.com/48fc0832-b2b5-4fca-b85f-259c3b6342ff