Ashtu si çdo vit, edhe sot nuk kanë munguar iIthtarët e kreut të regjimit komunist Enver Hoxha për të përkujtuar përvjetorin e çlirimit të kryeqytetit nga pushtuesit nazistë.
Ne festimet e organizuara nga Bashkia e Tiranës, përfaqësues të Partisë Komuniste parakaluan për këtë 76-vjetor në qendër të Tiranës me foto të Enver Hoxhës.
Ata vendosën kurora me lule në memorialin për nder të partizanëve dhe qytetarëve të rënë për çlirimin e kryeqytetit, teksa nderuan me grushtin lart.
Policia ka qenë e pranishme, por nuk ka ndërhyrë për t’i larguar. Opozita shqiptare, gjithnjë ka akuzuar Partinë Socialiste si frymëzim për këta ithtarë, në përpjekje për të ringjallur edhe një herë sistemin komunist në vend. noa.al/