Dashi: Duhet të përpiqeni të jeni më këmbëngulës në lidhje me objektivat që i keni vënë vetes. Ju ndodh që shpeshherë të hiqni dorë dhe të mos kërkoni një alternativë më të mirë. Mos harroni se disa mundësi ju ofrohen vetëm një herë në jetë. Ditët më me fat të javës do të jenë e hëna dhe e marta, pasi Hëna dhe Marsi do të kthehen nga shenja juaj dhe ju do të ndiheni më energjikë. Është e këshillueshme që fundjavën ta shfrytëzoni për t’u çlodhur.
Demi: Do të ndiheni të plogësht gjatë javës në vijim dhe me dëshirën për të mos bërë asgjë. Do të ketë ditë që nuk do të doni as të dilni nga shtëpia. Do të shtyni çdo punë që nuk përbën sfidë për ju. Me raste do të ndiheni sikur gjithçka do t’ju shkaktojë nervozizëm. E premtja dhe e shtuna nuk do të jenë ditë të mbara dhe do të keni ndjesinë sikur asgjë nuk do të ecë. Jepini vetes forcë, me pak durim gjithçka do të kalojë.
Binjakët: Do të ndiheni të paduruar që të vilni frytet e sakrificave tuaja. I jeni përkushtuar shumë punës dhe jeni në ankth për të marrë shpërblimin e merituar. Mos harroni se duhet të tregoheni të duruar dhe në të njëjtën kohë optimistë. Deri ditën e enjte do të merreni me zgjidhjen e çështjeve praktike, që më herët i keni shtyrë. Të premten dhe të shtunën kushtojani partnerit dhe përpiquni që t’ia kaloni bukur në shoqërinë e tij.
Gaforrja: Nuk pritet që kjo të jetë një javë fort e mbarë për të lindurit e kësaj shenje. Do të ndodheni në një situatë të vështirë dhe prandaj do t’ju duhet të veproni me kujdes. Gjithashtu bëni kujdes edhe me mënyrën si shpreheni, sepse mund t’u shkaktoni pakënaqësi të tjerëve. E diela pritet që të jetë një ditë e qetë, pasi Hëna do të kthehet nga shenja e Peshqve, duke ndikuar për mirë dhe për ju.
Luani: Do ta filloni javën në formë të shkëlqyer. Do të jeni rrëzëllues dhe plot fantazi. Në aspektin profesional do të jeni produktivë dhe ambiciozë. Yjet ju këshillojnë që të përqendroheni dhe në jetën tuaj sentimentale, sepse me siguri që do të arrini t’i realizoni synimet që do t’i vini vetes. Përqendrohuni pra në mirëqenien tuaj dhe mos lejoni që të ndikoheni nga binomi Mërkur-Neptun.
Virgjëresha: Nuk do t’u besoni shumë komplimenteve dhe fjalëve të bukura, sepse shpeshherë thuhen me qëllimin për të arritur diçka. Do të kaloni një siklet në lidhje me partnerin, sidomos më datë 20 dhe 22 nëntor. Gjatë atyre ditëve do ta keni të vështirë ta kuptoni sjelljen e tij. Në sferën profesionale parashikohen risi. Dita e mërkurë dhe e enjte do të jetë me fat për të papunët, pasi do të bëjnë intervista pune.
Peshorja: Jeni të gatshëm t’u ofroni mbështetje atyre që ndodhen në vështirësi, shfaqni një ndjenjë të fortë empatie për njerëzit që i keni për zemër, megjithatë dhe ju keni anët tuaja negative. Me raste jeni tepër kokëfortë dhe këmbëngulni dhe për gjërat më banale. Do t’ju duhet të tregoheni të duruar, tani që Venusi do të kalojë në shenjën e Akrepit. Duke qenë se dhe Marsin do ta keni kundër, pritet që të kaloni një periudhë të vështirë.
Akrepi: Do të shfaqen mundësi të reja për të lindurit në shenjën e Akrepit. Fati do të trokasë në portën tuaj, prandaj mundohuni që të jeni të përgatitur. Bëni kujdes megjithatë të mos merrni vendime të nxituara. Ditën e premte pritet që Venusi të kthehet nga shenja juaj, kurse Dielli do të kthehet nga shenja e Shigjetarit. Kjo lëvizje e planetëve me siguri që do të ndikojë në humorin tuaj.
Shigjetari: Pritet që kjo të jetë një javë e qetë për të lindurit në shenjën e Shigjetarit. Hëna do të ndriçojë në shenjën tuaj, duke ju dhuruar qetësi. Do të keni marrëdhënie të mira në çift. Mes jush ka harmoni dhe raporti sa vjen e bëhet më i fortë. Me përjashtim të ditës së diel, gjatë së cilës do të ndiheni melankolikë, në pjesën tjetër të javës do të ndiheni të mbushur me shpresë, sidomos për sa i përket aspektit profesional.
Bricjapi: Me Uranin në prapavijë në shenjën e Demit, do të nisë për ju një javë gjatë së cilës do të jeni të prirur për ndryshime, sidomos për sa i përket jetës së përditshme. Filloni të bëni diçka që tani, në mënyrë që të gjendeni të përgatitur për periudhën e mesit të dhjetorit. Edhe në aspektin sentimental do të përpiqeni të ndizni pasionin, që së fundmi duket sikur është zbehur pak. Yjet ju këshillojnë që ta befasoni partnerin me surpriza të këndshme.
Ujori: Këto kohë keni qenë paksa të brishtë emocionalisht. Ngjarjet më të fundit ju kanë prekur shumë. Mbani qëndrim pozitiv dhe mos e merrni gjithçka për të mirëqenë. Së shpejti do ta merrni veten dhe do ta kaloni këtë siklet që ndieni. Në aspektin profesional situata parashikohet që të jetë pozitive. Do t’ju ofrohen mundësi të reja për punë, të cilat do të jenë fitimprurëse për ju dhe do t’jua kthejnë entuziazmin.
Peshqit: Përpiquni që të jeni më të kujdesshëm me partnerin. Nëse do t’i flisni me kunja apo do të mbani qëndrim të gabuar në adresë të tij, me siguri që marrëdhënia juaj do të vështirësohet. Mos harroni se kush ju do, nuk do të përpiqet kurrë t’ju ndryshojë dhe do t’ju pranojë për atë që jeni. Për fat, Hëna dhe Venusi do të kthehen nga shenja juaj më datë 22, duke e përmirësuar dukshëm situatën në lidhjen tuaj.