Loading...

Rëndohet situata ko ronavirusit në vend

Kjo e dielë ka regjistruar një tjetër rekord të rasteve të reja ditore me ko ronavirus në Shqipëri

Janë 597 të prekur nga 2 mijë e 501 testime në të gjithë vendin.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

171 raste në Tiranë, nga 38 raste në Durrës, Korçë, 36 në Fier, 35 në Lushnje, 27 në Shkodër, 25 në Pogradec, nga 21 raste në Elbasan, Kavajë, 19 në Sarandë, 18 në Krujë, 16 në Gjirokastër, nga 13 raste në Gramsh, Berat, 12 në Lushnje, 11 në Peqin, 10 në Mirditë, 9 në Kurbin, nga 8 raste në Mat, Tepelenë, Kuçovë, nga 6 raste në Lezhë, Kolonjë, nga 5 raste në Tropojë, Malësi e Madhe, nga 4 raste ne Devoll, Librazhd, nga 3 raste në Has, Bulqizë, 2 në Kukës, nga 1 rast në Mallakastër, Dibër.

Kanë humbur jetën 11 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID:

një 55-vjeçar, një 62-vjeçar, një 64-vjeçar, një 66-vjeçar, një 70-vjeçar, dhe një 71-vjeçare nga Tirana, një 56-vjeçare nga Dibra, një 65-vjeçar nga Lushnja, një 64-vjeçar, një 77-vjeçare, një 82-vjeçar nga Elbasani.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 122 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,889 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 393 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 5 të intubuar./noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com