Loading...

Zh dukja e vajzës shqiptare në Greqi/ Telefonata misterioze që i erdhi të vëllait

Mediat lokale kanë zbuluar detaje të reja nga zh dukja e 19-vjeçares shqiptare në Greqi, Artemis Vasili, për të cilën nuk ka ende asnjë gjurmë.

Teksa po licia po heton rrjetet e saj sociale, rezulton se me 8 dhe 9 nëntor, email-i dhe fjalëkalimet e saj janë përdorur nga një person i panjohur.

Ndërkohë të vëllait i ka mbërritur një telefonatë misterioze. Detajet janë zbuluar nga avokati i familjes Anastasios Dougas, i cili tha se po licia ka nisur hetimet, por nuk dha më shumë detaje pasi nuk lejohet që të dalë informacioni, shkruan Ora news.

Mesditën e 1 nëntorit, ai mori një telefonatë anonime, ku i thonin se Artemis Vasili po mbahej peng nga disa të huaj në një apartament në Monastiraki.

Po licia po heton edhe në këtë pistë, ndërkohë që dyshimet më të mëdha janë tek ish-i dashuri i saj 24 vjeçar. Para disa javësh, emisioni “Dritë në tunel” kontaktoi me djalin, me të cilin Artemis kishte folur në Facebook dhe tashmë jetojnë në të njëjtin qytet.

Ai zbuloi se nuk kishte pasur asnjë kontakt me 19-vjeçaren kohët e fundit dhe nuk kishte asnjë të dhënë për t’i treguar autoriteteve se ku të zhvillonin kërkimet.

Sakaq, një tjetër dëshmitar deklaron se, duke zbritur në stacionin e autobusit, e pa 19-vjeçaren të trembur dhe duke ikur me nxitim. Gjithashtu një informacion tjetër erdhi se vajzës i kishte rënë të fikët në rrugë, por sapo ishin afruar njerëzit ishte shprehur se ishte mirë dhe ishte larguar.

Për herë të fundit vajza me origjinë shqiptare u kap nga kamerat e sigurisë në zonën e Koropit në Athinë duke shkuar në një stacion autobusi, ndërsa më pas janë vetëm dëshmitë e qytetarëve. /noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com