Elvira Lani është 42-vjeçarja e cila është lënë sot në bu rg nga Gjykata pasi akuzohet për disa vepra penale, “Mash trimi“ dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”. Ajo shtirej si efektive poli cie dhe shkonte në dyqane të ndryshme dhe merrte artikuj me vlerë të madhe parash ose artikuj ushqimorë pa bërë pagesën ose me justifikimin se do të paguante më vonë. Ajo u prezantohej “shenjestrave” të saj si gruaja e një shefi të rëndësishëm të pol icisë.
Mirëpo kush është Elvira Lani dhe pse shtirej si efektive e policisë? ‘Drejtoreshë e Përgjithshme Investigimi ‘Stop Kr imit”, njësi e krijuar prej vetë saj, për t’ju prezantuar klientëve që binin pre e mashtrimit. Ajo mbante edhe një radio të ngjashme me atë të punonjësve të Pol icisë, pasaporta dhe dokumente të ndryshme identifikimi, një distinktiv dhe sende të tjera të kundërligjshme.