Kryeministri Edi Rama prej pasdites së djeshme ndodhet në Vlorë, zonën ku ai është edhe deputet.
Rama inspektoi dy kantiere të reja ndërtimi që janë hapur së fundmi, si Parku i Shtëpisë së Pavarësisë dhe zgjatja e Transballkanikes deri tek porti.
“Dy zhvillime që lidhen me transformimin e madh të portit të qytetit në një port turistik, me hotele, restorante, dyqane, rezidenca të reja dhe spostimin e portit të mallrave tek Triporti, ku do të kemi një port të ri me standarde ndërkombëtare – dy investime masive këto që do ta çojnë Vlorën turistike një hap të madh përpara, duke ndikuar ndjeshëm në ekonomi, punësim e imazhin e saj ndërkombëtar”, tha Rama. Rama nga Vlora bëri premtimin e radhës, për ta kthyer Sarandën verën që vjen në një qytet me infrastrukturë moderne.
Gjatë këtij inspektimi nuk munguan dhe batutat e kryeministrit me qytetarë vlonjatë.
Njëra prej tyre, nuk e njohu kryeministrin.
Qytetarja: Edi Rama është ky?
Rama: Jo, po ça ti them? T’i çoj ndonjë fjalë?
Qytetarja: Bëj të fala
Rama: Patjetër
Qytetarja: Dola të të shoh nga afër se të shoh gjithnjë në televizor
Rama: Epo jam cik si i mbuluar tani se ca të bëjmë do mbrojmë veten dhe njëri tjetrin.
Qytetarja tjetër: Shoku Rama, suksese. Vlora të do shumë mos ça kokë se ça thotë ai matufi.
Rama: Po lëre mo atë çke me atë ti, ai s’di not ta kam thënë. /NOA.al