Fabio 2 vjeç është në gjendje të vështirë shëndetësore pasi koka e tij ka mbledhur ujë.
Në kushte ekstreme varfërie kemi gjetur në lagjen “11 Nëntori” të Gjirokastrës një familje në me një hall të madh.
Mjekët i kanë thënë prindërve të Fabios se djali duhet të operohet urgjentisht. Familja është në gjendje të vështirë ekonomike, Ermali kryefamiljari herë gjen punë e herë jo, Ferideja e ëma e Fabios është e papunë. Familja ka katër fëmijë të mitur, më i vogli është 2 muajsh.
“Unë jam Emanuela jam 7 vjeç, vëllai është shumë i sëmurë, gjysmën e ka me ujë e gjysmën tjetër me gjak, kokën e ka të madhe”, -thotë vogëlushja për vëllain e vogël.
“Fëmijët i kam sëmurë të dy, vajzën e kam me epilepsi djalin me ujë ne kokë, i është rritur koka djalin e kam vizituar më thanë nuk kemi çfarë të bëjmë. Nuk më zë gjumi fare kam frikë se mos më ikën, dua ta kem mirë si gjithë të tjerët. Që kur jam martuar unë kam vuajtura, nuk kam mundësi t’i edukoj, unë 200.000 marrë por 150.000 kam qiranë, jetoj me borxhe në 4 dyqane këtu.
Unë dua tu jap një copë bukë fëmijëve, më kërkojnë fëmijët por nuk kam pasur, djalin në kopsht nuk ma pranuan atje, kam shumë hallë mbi supe, e çfarë e dua jetën? Operacioni kushton 15.000 euro na thanë mjeket. I kam humbur shpresat. Asgjë nuk përballoj dot më por shpresë kam tek Elvis Naçi, tek Sidriti dhe shqiptarët, janë shpresa ime e fundit”, -thotë gruaja.
“Unë dhe nusja zgjuar rrimë, po na ikën truri, po nuk u operua do më iki fëmija nga duart më tha mjeku. Nuk e dua këtë më mirë të iki unë nga jeta sesa djali. Unë herë me pune herë pa pune. Nuk marr dot kredi po më luan mendja”, -thotë kryefamiljari Ermali./NOA.al