Edhe gjatë fundjavës vendi ynë pritet të karakterizohet nga një mot i qëndrueshëm dhe temperatura relativisht të larta.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti si ditën e Shtunë ashtu dhe ditën e Diel parashikohet të jetë i kthjellët në të gjithë territorin.
Vranësira të pakta kalimtare do ketë kryesisht në relievet malore të vendit.
Era përgjatë këtyre dy ditëve pritet të fryjë e lehtë me shpejtësi mesatare 1-4m/s dhe me rrahje deri në 7m/s.
Temperaturat në orët e mëngjesit do të jenë relativisht të ftohta, ndërsa në vlerat e mesditës në rajonin e ultësirës perëndimore nuk parashikohet të kalojnë vlerat 22-23°C. /noa.al/